Kri'm tronditës në Greqi, fermeri vr'au me armë gjahu punëtorin bullgar dhe fshehu trupin, arrestohet bashkë me nipin e tij

Bota

Kri'm tronditës në Greqi, fermeri vr'au me armë gjahu
Një fermer 50-vjeçar në zonën e Dramës, në Greqi, ka pranuar se ka vrarë punëtorin e tij 24-vjeçar nga Bullgaria, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Pas rrëfimit, ai i ka treguar policisë edhe vendin ku kishte fshehur trupin e të riut, i cili u gjet të mërkurën në mbrëmje në një zonë rurale.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe nipi i autorit të dyshuar. 24-vjeçari ishte zhdukur që prej 21 nëntorit nga periferia e Dramës, ndërsa autoritetet kishin nisur kërkimet për gjetjen e tij. Që në fazat e para të hetimit, dyshimet ishin përqendruar te fermeri 50-vjeçar, pasi ai ishte personi i fundit që e kishte parë të riun gjallë.

Përballë provave dhe ngushtimit të rrethit të hetimeve, 50-vjeçari u dorëzua dhe pranoi autorësinë e vrasjes. Sipas dëshmisë së tij, shkak për krimin ishin bërë mosmarrëveshjet financiare mes tyre. Mediat greke raportojnë se dyshohet që mes fermerit dhe 24-vjeçarit të kishte edhe një marrëdhënie romantike.

Autori i dyshuar ka pretenduar se i riu e kërcënonte dhe i kërkonte vazhdimisht para. Në dëshminë e tij, fermeri ka treguar se e kishte qëlluar 24-vjeçarin me armë gjahu dhe më pas kishte fshehur trupin në një zonë rurale. Policia shkoi në vendin e treguar prej tij, ku gjeti edhe trupin e viktimës.

Ndërkohë, furgoni i të riut ishte gjetur i braktisur të hënën, më 23 nëntor, në zonën e Kato Nevrokopit. Në automjet nuk ndodheshin dokumentet personale dhe as telefoni celular i 24-vjeçarit, i cili rezultonte i fikur që prej natës së së shtunës. Viktima jetonte në Bullgari dhe ishte baba i dy fëmijëve. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe përcaktimin e përfshirjes së personave të tjerë vijojnë.

 
  

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion