Identifikohet autori i grabitjes me ar'më në Rrugën e Kombit, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Aktualitet

Identifikohet autori i grabitjes me ar'më në Rrugën e
Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 36-vjeçar, të dyshuar si një nga autorët e një grabitjeje me armë zjarri të ndodhur në gusht të vitit 2021, në Rrugën e Kombit, në territorin e Mirditës.

 Sipas njoftimit të policisë, pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit me inicialet N. K., 36 vjeç, banues në Pukë, si njëri prej personave të dyshuar për ngjarjen e regjistruar më 31 gusht 2021.

Në atë kohë, shtetasit A. K. i ishte marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Lezhës ka caktuar ndaj 36-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

 Gjithashtu, hetuesit kanë identifikuar edhe një person tjetër, i dyshuar si i përfshirë në grabitje, por për arsye hetimore nuk janë bërë publike të dhënat e tij.

 Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë grabitje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion