Një ndryshim i madh do të ndodhë me WhatsApp-in shumë shpejt

Teknologji

Një ndryshim i madh do të ndodhë me WhatsApp-in shumë shpejt

Rrjeti i komunikimit WhatsApp do të pësojë një ndryshim të madh shumë shpejt. Ju do të keni mundësi të përdorni aplikacionin në pajisjes të shumta brenda pak kohësh.

Deri tani, përdoruesit e WhatsApp munden të hyjnë në mesazhe në një pajisje të vetme.

Përdoruesit kanë kërkuar prej kohësh që aplikacioni të përdoret në më shumë se një pajisje.

Dhe tani, shefi i Facebook, Mark Zuckenberg dhe shefi i WhatsApp, Will Cathcart kanë konfirmuar se një ndryshim i madh po vjen.

I pyetur nëse do të shtohej përdorimi në më shumë pajisje, Mark Zuckerberg tha: “Edhe kjo do të vijë!

Ka qenë një sfidë e madhe teknike që të gjitha mesazhet dhe përmbajtja juaj të sinkronizohen si duhet nëpër pajisje. Por ne e kemi zgjidhur këtë dhe po presim që ta nxjerrim së shpejti!”

ME TE LEXUARAT