Sulm rus gjatë natës në Kiev, goditet pallati 25-katësh

Bota

Sulm rus gjatë natës në Kiev, goditet pallati 25-katësh
Një sulm rus gjatë orëve të natës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Kiev, ku një ndërtesë 25-katëshe banimi në zonën e Darnytskyit është dëmtuar.

Përplasjet kanë shkaktuar zjarr në katet e sipërme të pallatit, ndërsa në zonë janë mobilizuar menjëherë ekipet e shpëtimit dhe emergjencave.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se si pasojë e sulmit një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Forcat e emergjencës vijojnë ndërhyrjen në ndërtesën e prekur, ndërsa autoritetet po verifikojnë përmasat e dëmeve.

Sulmet kanë prekur edhe infrastrukturën e kryeqytetit ukrainas. Mediat vendase raportojnë se Ura Jugore është goditur, ndërsa në disa prej urave të Kievit është vendosur kufizim i përkohshëm i qarkullimit për shkak të situatës së krijuar gjatë natës.

 Autoritetet ukrainase vijojnë kontrollet në zonat e prekura për të përcaktuar dëmet materiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion