Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor

Aktualitet

Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34

Fermerët prej më shumë se një muaji kanë nisur të marrin subvencionet e skemës kombëtare, ku për këtë vit fondi për njerëzit e tokës qe 5.2 miliard lekë.

Paratë fermerët edhe këtë vit do t’i marrin në dy këste, deri më tani 70% e fermerëve fitues kanë arritur të marrin 50% e parë të financimit që jep qeveria shqiptare.

“Jemi në nivelin e 48 mijë fermerëve në total, nga të cilët 34 mijë kanë përfituar këstin e parë prej 50% të mbështetjes financiare. Procesi i shpërndarjes së fondeve vijon gradualisht, me qëllim që edhe fermerët e tjerë të përfitojnë mbështetjen që u takon“, tha Fatmir Guri, zv.ministër i Bujqësisë.

Ndërkohë fermerët që kanë kërkuar mbështetje për skemën e financimit ende nuk janë disbursuar, kjo sepse sipas zv. ministrit të bujqësisë Fatmir Guri, shqyrtimit i dosjeve  kërkon më tepër kohe se pagesat direkte.

“Meqenëse sistemi nuk mundëson kalimin e drejtpërdrejtë të pagesave, por kërkon fillimisht analizimin dhe verifikimin e dosjeve, është e nevojshme të presim për përfundimin e këtij procesi”.

Sipas Gurit, kjo nuk do të thotë se ministria e bujqësisë dhe agjencia e pagesave  do ta nisin vitin e ri me borxhe.

“Ajo që është shumë e rëndësishme për ne është që deri më 31 dhjetor të kemi përmbyllur në masën më të plotë të mundshme procesin e pagesave në llogaritë bankare të fermerëve”.

Numrin më të lartë të aplikimeve këtë vit e ka zëri i blegtorisë, kjo pasi ministria e bujqësisë vendosi kritere të reja edhe për fermerët e vegjël

“Sa i përket skemës blegtorale, fondi i dedikuar arrin në rreth 4 miliardë lekë, çka do të thotë se më shumë se gjysma e mbështetjes financiare shkon për blegtorët”.

 Heqja e naftës falas për bujqësinë, bëri që skema kombëtare 2026 të pritej me debate, edhe pse sipas ministrit të bujqësisë ky ndryshim erdhi pas 27 dëgjesave që ai bëri me njerëzit e tokës në të gjithë Shqipërinë.

Por sipas fermerëve ndërprerja e mbështetjes  me naftë falas nxori në treg fruta dhe perimë më të shtrenjtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion