Zyrtare/ Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare prezantohet te klubi legjendar

Sport

Zyrtare/ Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare prezantohet te klubi

Jasir Asani është zyrtarisht lojtar i klubit iranian Esteghlal, duke kaluar nga Gwang-ju për një shifër që raportohet rreth 1 milion euro. Fillimisht pritej që bashkimi me ekipin të bëhej në janar, por marrëveshja u përshpejtua dhe Asani është tashmë në dispozicion të klubit.

Esteghlal konsiderohet një nga klubet më të njohura dhe më të mbështetura në Iran, dhe tifozët e kanë mirëpritur sulmuesin shqiptar me entuziazëm në rrjetet sociale.

Pas aventurës së tij në Korenë e Jugut, Asani nis një kapitull të ri në karrierën ndërkombëtare, ndërsa vëmendja mbetet tek performanca e tij në kampionatin iranian.

Ky transferim i përfunduar pas muajsh spekulimesh dhe ndryshimesh datash ka përfunduar “telenovelën” e merkatos për futbollin shqiptar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion