Tomorri: Nëse çështja e Ballukut përfundon te vila në Dhërmi, atëherë po shmanget thelbi i aferave

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në emisionin "Task Force" në Syri TV, me moderatore Sonila Meçon, se qytetarët kanë humbur besimin se sistemi i drejtësisë do të arrijë ndonjëherë te kryeministri Edi Rama, pavarësisht numrit të madh të zyrtarëve të lartë të qeverisë që janë hetuar apo përfunduar pas hekurave. Sipas tij, Rama ka ditur ta kthejë edhe goditjen e bashkëpunëtorëve të tij nga drejtësia në një instrument propagandistik dhe politik në favor të vetes.
Duke u ndalur te ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe sekuestrimi i vilës së saj në Dhërmi, Tomorri ngriti pikëpyetje mbi drejtimin që mund të marrë hetimi. Ai tha se, pa paragjykuar procesin, nëse e gjithë çështja e korrupsionit ndaj Ballukut do të reduktohej vetëm te një vilë e përfituar gjatë kohës kur drejtonte Albcontrol-in, atëherë opinioni publik do të kishte të drejtë të dyshonte se po shmanget thelbi i akuzave dhe përgjegjësive politike.
Debati në studio:
Meço: Çfarë e mban Edi Ramën në pushtet? Çfarë është duke e mbajtur Edi Ramën në fakt?
Tomorri: Shiko, Edi Rama ka qenë një mjeshtër i propagandës. Ka ngritur një aparat edhe një makineri shumë të fortë propagande dhe arriti që edhe këto që ministrat e tij binin, kapeshin me presh në dorë në vjedhje, t'i shndërronte në, ose t'ja shiste publikut si merita të këtij, se thoshte kjo ishte e paimagjinueshme ndonjëherë që të kapte drejtësia, po e bëra unë drejtësinë. Kishim ne që e bëmë drejtësinë e pavarur që sot po ndodhin këto. Tani qytetarët, dhe kjo besoj se është një nga ato faktorët që e ndezin edhe më shumë atë protestë, që e nxisin edhe më shumë, e kanë kuptuar që zoti Rama nuk mund të bjerë me drejtësi, me sistem drejtësie. Se ka pas qenë një shpresë e madhe SPAK-u do vete te Rama, po i afrohet rajoni, ky Veliaj, argatë... Velinda... tani radha do i vijë te Rama. Kjo u mor vesh që te Rama radha s'ka për të vajtur asnjëherë. Ndaj Rama ose do largohet me revoltë popullore dhe me protesta popullore, ose do vazhdojë të jetë aty, për drejtësi do jetë aty edhe mbas 100 vjetësh, ose sa t'i japë zoti jetë. Do ta kemi aty. Këta shokët e vet do vazhdojnë nëpër burgje dhe ai e ka historik të, e ka qejf t'i çojë shokët nëpër burgje.
Por ai do vazhdojë të qeverisi. Pra ai nuk ka marrë praktikisht as më të voglën kosto që një ushtri e madhe ministrash, drejtorësh, të emëruar nga ai vetë, me firmën e vet, kanë rezultuar që kanë vjedhur, kanë futur duart në paratë e qytetarëve, kanë shkuar më tej në krijime grupesh kriminale, organizatash të strukturuara kriminale. Ai nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për këtë. Përkundrazi e ka kthyer në meritë.
Meço: Dhe asnjë kosto, kjo është e vërtetë.
Tomorri: Kur ka, kur ka dashur, kur nuk i është prishur punë, nuk është bërë barrierë. Kur ka dashur dhe e ka dashur situata, sigurisht që është bërë barrierë, ka vendosur dhe parlamentin për t'i mbrojtur. Dhe sigurisht tani të gjithë kanë të drejtën të mendojnë që nëse akuza për zonjën Balluku do të jetë që diku aty kur ishte drejtoreshë e Albpetrolit, qenka tunduar dhe paska marrë një vilë... Albkontrollit, më fal.
Që nga tunduar dhe paska marrë një vilë 140 metra katrorë, se ishte dhe e vogël ajo tani për standardet e vjedhjeve...
Meço: Edhe të fundojnë, të fundojnë në tipe besoj dje dhe vendimet që u dhanë dhe për çështjen e dosjes së Arben Ahmetajt...
Tomorri: Pa dashur, pa dashur të paragjykojmë, në qoftë se akuza për korrupsion apo kompleta akuza ndaj zonjës Balluku do të katandiset te kjo vila, që zonja Balluku qenka tunduar dhe e paska marrë gjatë kohës që ishte drejtoreshë e Albcontrol, sigurisht që...
© SYRI.net