“Zhdukja” e Brojës dhe 9 ndryshimet, ish-shoku i skuadrës për trajnerin: Dëshiron të thotë shumë, por po përmbahet

Armando Broja nuk ishte sërish as në stol për Bërnlin, që luajti dje në Kupën FA dhe u eliminua nga Mansfild Taun. Bashkë me Brojën u vendos që të kishte nëntë ndryshime nga sfida e kaluar me Kristal Palas, që u fitua në Premier Ligë. Shej Given, që më parë ishte shok skuadre me trajnerin Skot Parker te Njukasëll, komentoi ndryshimet nga sfida e kampionatit.
“Ai bëri nëntë ndryshime. Ai dëshiron ta mbajë skuadrën të freskët për ndeshjen e ardhshme të Premier Ligë sepse mbijetesa e tyre në Premier Ligë është e rëndësishme, por përsëri, kur bën atë hap përpara, duke mposhtur Kristal Palas jashtë fushe në mesjavë dhe pastaj është si një hap prapa.
Mund ta shihni trajnerin që po vuan në intervistën e tij pas ndeshjes. Ai ndoshta dëshiron të thotë më shumë, por duhet të përmbahet.
Është pak frustruese nga pikëpamja e Bërnlit, por përsëri ata mund të përqendrohen tani në Premier Ligë, e cila do të jetë një garë e vështirë”, u shpreh ish-portieri Shej Given.


