VIDEO/ Pa Eriksen, por në fushë për të, Danimarka nderon mesfushorin me fanellën gjigante

Sport

VIDEO/ Pa Eriksen, por në fushë për të, Danimarka nderon

Danimarka u rikthye sot në fushë për të sfiduar Belgjikën pas gjithë dramës që përjetoi në debutimin në Euro 2020, kur Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak, që për pak sa nuk i mori jetën.

Sot ata janë në fushë pa Eriksenin, por është e qartë se luajnë për Eriksenin. Para ndeshjes në fushën e stadiumit të Kopenhagen është shpalosur një fanellë gjigante, që mbante pikërisht emrin dhe numrin e mesfushorit të Interit.

Një gjest i madh ky, teksa sot Eriksen do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, ku do vendosë një pajisje defribilator për të shmangur rrezikun dhe për të rregulluar aritminë në këtë organ.

Sa për ndeshjen, shokët e tij e kanë nisur mbarë dhe kanë shënuar që në minutën e 2-të me Poulsen, pas një “dhurate” të mbrojtjes së Belgjikës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion