VIDEO/ 99 sekonda mjaftojnë, Danimarka shënon golin më të shpejtë në Euro 2020

Sport

VIDEO/ 99 sekonda mjaftojnë, Danimarka shënon golin më të

Ka nisur me gol ndeshja Danimarkë-Belgjikë. Dueli i grupit C të Euro 2020 që po luhet në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, është zhbllokuar pas vetëm 99 sekondave.

Minuta e dytë dhe vendasit në avantazh. Gafë e mbrojtjes belge dhe Yussuf Poulsen, sulmuesi i Leipzig, tundi rrjetën kundërshtare pas asistit të marrë nga Pierre-Emile Hojbjerg.

Avantazh i rëndësishëm për kombëtaren nordike, që shpreson të marrë pikët e para në Euro 2020, por tashmë pritet reagimi i “Djajve të Kuq”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion