Kokaina mes bananeve, bëhet konfiskimi më i madh i drogës në historinë e Turqisë

Bota

Kokaina mes bananeve, bëhet konfiskimi më i madh i drogës në

 

Zyrtarët doganorë turq kapën një ton kokainë të fshehur në kontejnerin me banane. Ministri turk i tregtisë, Mehmet Musa deklaroi se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vend.

Kokaina u kap në portin e Mersinit, në jug të Turqisë, në një anije të regjistruar në Liberi, e cila mbërriti në atë port nga Ekuadori, thuhet në njoftimin e zyrës së guvernatorit të Mersin.

Oficerët e doganave filluan operacionin pas një raporti se një anije që lundronte nga Ekuadori mbante një ton kokainë, shtoi deklarata.

Droga u shpërnda në 1000 pako të vendosura në kontejnerë me banane, raporton Hurriyet.

Vitin e kaluar, një sasi rekord narkotikësh u kap si pjesë e operacioneve anti-drogë në Turqi dhe u arrestua numri më i madh i të dyshuarve për trafik droge.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion