Tragjedi në finalet e ATP të tenisit: Dy spektatorë vdesin në arenë gjatë ndeshjes…

Sport

Tragjedi në finalet e ATP të tenisit: Dy spektatorë vdesin

Viktimat janë dy shtatëdhjetëvjeçarë, incidentet ndodhën disa orë larg njëri-tjetrit.

Një tragjedi e dyfishtë tronditi ditën e dytë të ATP Finals në Torino. Dy burra vdiqën pasi pësuan sulme në zemër por që ndodhën në fragmente të ndara nga njëra tjetra.  Ata janë 70 dhe 78 vjeç.

I pari u sëmur të hënën në mëngjes përpara Fshatit të Tifozëve në Piazza d’Armi, pranë Inalpi Arena; i dyti vdiq në tribunat e vendit ku pritej eventi, gjatë ndeshjes midis Lorenzo Musetti dhe Taylor Fritz.

Në të dyja rastet, shërbimet e urgjencës 118 ndërhynë në vendngjarje për të kryer përpjekje për ringjallje, dy personat u dërguan me urgjencë në spitalin Molinette, por në të dyja rastet nuk kishte asgjë që mund të bëhej dhe vdekja u regjistrua menjëherë pas shtrimit në spital.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion