Vranësira të dendura dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, moti 11 nëntor 2025

Aktualitet

Vranësira të dendura dhe kushte atmosferike të

Ditën e martë, 11 nëntor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat gradualisht pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim. Në orët e pasdites, mot me kthjellime dhe vranësira të pakta. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët dhe lokalisht në zonën qendrore me intensitet deri mesatar.


Reshjet e shiut me intensitet të ulët prite të mbeten prezente deri në orët e mesditës në qendër dhe jug të vendit, gradualisht pas mesdite reshjet e shiut deri në orët e pasdites lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.

Në mbrëmje, ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 15 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion