“Të q…. nënën shqiptare”, Marko Arnautovic flet pasi ofendoi futbollistin shqiptar: Ja pse e shava

Sport

“Të q…. nënën shqiptare”, Marko Arnautovic

Marko Arnautovic, për të cilin ka shumë dyshime se është me origjinë shqiptare prej mbiemrit, ka reaguar pas fjalëve dhe gjesteve të bëra në ndeshjen e djeshme kundër Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi ofendoi një prej lojtarëve shqiptarë të fqinjëve dhe bëhet fjalë për njërin mes Alioskit dhe Bejtulait. Pas shënimit të golit, Arnautovic shpërtheu dhe u desh që ta mbanin shokët e skuadrës.

Mediat serbe e kanë nxjerrë zbuluar futbollistin e Austrisë, teksa shkruajnë se nga leximi i buzëve në momentin e irritimit thotë: “Të q…. nënën shqiptare”. Sigurisht lajmi ka marrë dhenë dhe Arnautovic ka vendosur të reagojë.

“Unë nuk jam racist dhe nuk do të jem kurrë një i tillë. Ishte një betejë fjalësh gjatë një momenti emocional, nga njëra anë dhe nga tjetra. Shokët e mi, të cilët janë rritur në familjen time, janë nga e gjithë bota.

Isha i lumtur, natyrisht kishte fjalë që më lënduan gjithashtu. Ishte thjesht një shkëmbim fjalësh mes emocionesh. Për të gjithë njerëzit që janë ndjerë të prekur: Më vjen keq, më vjen keq, më vjen keq. Le t’i harrojmë të gjitha këto, nuk janë pjesë e futbollit”, është shprehur Arnautovic.

ME TE LEXUARAT