Sylvinho: Luajtëm mirë si me Italinë, vetëm rezultati më i mirë me Kroacinë

Trajneri i kombetares Sylvinho ka folur pas ndeshjes me Kroacine.
Ai tha se rezultati ishte me i mire me Kroacine, por edhe ndeshja me Italine nuk ishte keq: Mjafton qe te ishte gol Topi i Manajt ne fund te ndeshjes me Italine dhe sot do flisnim ndryshe.
Tekniku u pyet pse nuk aktivizoi Brojen, dhe tha se nuk e beri kete duke aktivizuar Dakun, pasi Broja eshte lojtar potent ne sulm qe kerkon hapesira, ndersa Daku duhej te depertonte mbrojtjen e ngjeshur kroate per ta trazuar ate.
Sa i perket faktit qe Shqiperia pesoi dy gola shpejt ne ndeshjen me Italine dhe me Kroacine, Sylvinho pranoi kete si problem por tha se gabime te tilla shmangen duke luajtur futboll ne kompeticione te tilla si Europiani apo Boterori.
Sylvinho:
“Shumë, shumë i kënaqur me barazimin, me shpirtin e garës, sakrificën e lojtarëve në fushë. Kjo na përfaqëson neve. Kjo pikë shërben për gjithë jetën. Jemi ekip me moshë të re dhe është hera e dytë në Evropian.
Do të hyjmë në fushën e lojës që të luftojmë me zemër dhe të marrim përvojë që jep një turne si Evropiani.
Do të luajmë 90 minuta me të gjithë. Kjo është një ndeshje që do ta mbajmë mend gjithë jetën. Hoxha e Daku ishin vendimtarë. Hoxha ka luajtur edhe ndaj Italisë. Daku është për herë të dytë apo të tretë me ne dhe është lojtar shumë i mirë.
U zgjodh pikërisht Daku për shkak të karakteristikave. Brojës i duhet hapësirë, ndërsa Daku lufton shumë në hapësira të ngushta” , tha Sylvinho.


