Shënoi gol dhe mbuloi mesfushën, futbollisti i Kombëtares shqiptare më i miri në fushë

Sport

Shënoi gol dhe mbuloi mesfushën, futbollisti i Kombëtares

Shqipëria barazoi në frymën e fundit përballë Kroacisë me rezultatin 2-2, në një takim të mbushur me emocione nga fillimi e deri në sekondën e fundit.

“Flashscore” ka publikuar notat e ndeshjes dhe më i miri ishte padyshim Qazim Laçi.

Mesfushori i Kombëtares shënoi golin e parë të takimit dhe gjithashtu mbuloi mjaft mirë mesin e fushës, duke marrë notën 8.3.

Shënoi gol dhe mbuloi mesfushën, futbollisti i Kombëtares

Klaus Gjasula, i cili shënoi autogol, por dhe golin e dytë të Shqipërisë u vlerësua me notën 6.7, ndërsa Hysaj me notën më të ulët, 6.2, citon top channel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion