“Babë e bir kanë ngacmuar se'ksualisht fëmijën 5-vjeç!”, rrëfimi që tronditi gjithë studion kur e pashë nuk…

Aktualitet

“Babë e bir kanë ngacmuar se'ksualisht fëmijën

Një rast mjaf i rëndë, asnjëherë i trajtuar më parë në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, të emisionit E diela Shqiptare në Tv Klan. Xhesika, e cila qan gjatë gjithë kohës, ka sjellë të ëmën, Artën, lidhur me atë që i ka ndodhur djalit të saj kur ai ishte vetëm 5 vjeç e gjysmë.

Duke qenë se Xhesika është nënë e divorcuar, detyrohet të punojë dhe me dakordësi të të dyja palëve e kishte lënë fëmijën te gjyshërit.

Mirëpo, siç rrëfen Arta (gjyshja e djalit), në shkurt të vitit 2024, në Gostimë të Cërrikut, ndodh diçka e tmerrshme. Pasi i vdes vjehrra, Arta thotë se bashkë me të shoqin, e çojnë fëmijën në mirëbesim te një i afërm, që ishte njëkohësisht fqinj i tyre.

Kështu, i mituri bie pre e abuzimeve dhe kërcënimeve të njëpasnjëshme.

Xhesika: Vetë më tha do të ta mbaj djalin dhe ma la rrugëve. Nuk ja fal sa të kem jetën!

Arta: S’ka faj ajo, faj kam unë që ja mbajta! Le ta mbajë vet, t’i dalë për zot vetë, se unë dola nënë e keqe. Unë doja t’i jepja një dorë vajzës time.

Eni Çobani: Emisioni sot ka një përmbajtje të veçantë dhe në fakt as nuk dua ta besoj që është e vërtetë, por përderisa vjen kjo e vërtetë nga protagonistet, unë patjetër duhet të besoj ato që thonë, duke i dëgjuar me kujdes. Xhesi, ke lotuar gjatë, zemra jote vijon të jetë e plagosur, por sot do ta mbledhim veten… Arta, do ruajmë qetësinë. Ke qarë boll!

Xhesika: Unë para dy viteve i kam besuar mamasë fëmijën, me dëshirën e saj dhe ajo ma ka lënë fëmijën në rrugë. Ma ka çuar te djali i xhaxhait, faktikisht e ka çuar babai im, por kjo është fajtore sepse nuk më ka njoftuar në telefon sepse unë nuk kam qenë në Shqipëri. O zonja Eni ku e çonte kjo fëmijën pa dëshirën time?!

Arta: Po ku e dija unë moj?

Eni Çobani i drejtohet Xhesikës: Ke 7 vite që je ndarë me babain e djalit, ku jeton?

Xhesika: 3 muaj këtu, 3 jashtë vendit. 

Eni Çobani: Pra kur gjen punë, largohesh dhe e lë fëmijën te mami.

Arta: S’ke faj ti moj, faj kam unë që do të të jepja ty një dorë! Ku e dinim ne moj se ç’a do bënin ata?!  Ku e dinte babai moj që do prekej fëmija?

Xhesika: Do kisha ikur që në fillim me qira, por kjo më ka penguar zonja Eni! Po të donte të më ndihmonte vinte me mua, atje në fshat nuk rrihet. Nuk ka asnjë punë, asnjë gjë!

Arta: Më vdiq vjehrra në 2024-ën, burri për të mos marrë fëmija tronditje nga vdekja, e çoi te çuni i xhaxhait.

Xhesika për të atin: Ç’a donte burri jot atje, pse nuk e mbajti në shtëpi?! (Shkon drejt së ëmës)

Arta: Shko moj matanë! Zonja Eni, për atë fëmijë kemi mbledhur kërmij, jemi djegur zvarrë në Greqi. Fëmija kishte fjetur me Bedrinë (djali i xhaxhait të bashkëshortit) dhe Fiqireten.

Eni Çobani: Jeni komshinj apo jo?

Arta: Po!

Xhesika: Si u besoi kjo atyre moj zonja Eni, e di sa debate kemi pasur ne?!

Arta: E çuam, të nesërmen burri im shkoi për të parë fëmijën se kishim merak. I kishte çuar biçikletën. Fëmija me Andonin (djali i Bedriut), i kishte thënë hajde se do vemë të luajmë lart. Andoni thotë nëna më zhveshi dhe më bëri gjëra të turpshme.

Eni Çobani: Ju pretendoni që djali është prekur?

Arta: Nga i biri para, pastaj thotë vjen Bedria me gjithë Fiqireten, e gjejnë djalin duke qarë. Nuk rrija dot ulur thotë. Ç’ke djalë që qan?! Andoni thotë më bëri gjëra të turpshme, e kishte rrahur sa fuqi kishte pasur. Bedriu tha më vuri pistoletën te koka, po tregove do të të vras. Mua ma ndjente zemrën, se kam mbajtur sytë nga dera, nuk qaja. Thashë ta kem nënonja.

Oj mami nuk dijshim neve! Tha pastaj Bedriu më mori lart e më bëri të njëjtën gjë, më futi në banjo, më zhveshi! Babë e bir kanë prekur fëmijën atë ditë! Më zhveshi dhe më lahu rrobat në lavatriçe. Kur e pashë çunin, tërhiqte këmbën zvarrë. I ula tutat dhe pashë që ishte skuqur. Ç’a ke ti none i thashë? Burri nuk më la të shkoja në polici…

ME TE LEXUARAT