Suksesi i Kosovës, notari Olt Kondirolli zë vendin e dytë në garën e sotshme (Foto)
Lajmifundit
/
27 July 2021, 12:38
Sport

Kosova shënon një tjetër sukses në Lojrat Olimpike ditën e sotme. Mësohet se notari Olt Kondirolli zuri vendin e dytë, në garën 100 metra në stil të lirë.

Vendin e parë e zuri Alexander Shah nga Nepal.

Ndërkohë, mësohet se 18 vjeçarit i duhet të jetë ndër 16 më të mirët për tu kualifikuar në gjysmëfinale, por për ta bërë këtë ai duhet të presë edhe përfundimin e garave tjera.
Ai, përfundoi garën në 54.33 sekonda ose 0.92 sekonda pas Shah dhe është në vendin e tretë të përgjithshme në tabelë.


