Skandal në futbollin shqiptar! Grushte mes lojtarit, trajnerit dhe zyrtarëve të klubit...
Lajmifundit
/
25 Janar 2024, 19:15
Sport

Një skandal i turpshëm raportohet të ketë ndodhur në futbollin shqiptar, mes miqësores së Butrintit dhe Memaliajt.
Lojtari i sarandjotëve, Albi Selimaj është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës pas një sherri me trajnerin e tij, Neritan Novi.
Lojtari Selimaj dhe i afërmi i tij janë përplasur me trajnerin dhe drejtorin e klubit në tunelin e stadiumit “Andon Lapa”.
Gjatë sherrit janë goditur dhe trajneri së bashku me drejtorin.


