Sjellje agresive ndaj gjyqtarit, Igli Tare gjobitet me 10 mijë euro

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, është gjobitur me 10 mijë euro për sjellje agresive në përfundim të ndeshjes kundër Pisa, të cilën “Djalli” e fitoi 2-1.
Vendimi i referohet asaj që ndodhi në fund të ndeshjes, kur Tare, pasi hyri në fushën e lojës, kundërshtoi në mënyrë agresive performancën e gjyqtarit Michael Fabbri. Drejtori sportiv duhet të paguajë gjobën, ndërsa nuk ka pezullim për ish-sulmuesin e Shqipërisë, me masën e kufizuar vetëm në gjobë.
Ndërkohë, mesfushori Adrien Rabiot, i ndëshkuar me karton të kuq në minutat shtesë, do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Milanit ndaj Como.
Milan aktualisht mban vendin e dytë në Serie A me 53 pikë, 8 më pak se Inter në krye, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.


