Shqipëria dhe Serbia organizojnë bashkë Europianin? Lorik Cana: Armando Duka nuk e di se me kë ka punë!

Sport

Shqipëria dhe Serbia organizojnë bashkë Europianin? Lorik Cana:

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është shprehur kundër organizimit të përbashkët të kampionatit Europian për 21-vjeçarët, nga Serbia dhe Shqipëria.

Në një intervistë, Cana u shpreh i pakënaqur me këtë bashkëpunim.  Ai ndër të tjera tha se nuk ka asnjë lloj besimi tek faktori serb, gjithsesi deklaron se qëllimet e presidentit të FSHF-së, Duka mbeten të mira.

“Duka ka një meritë të jashtëzakonshme për zhvillimin e FSHF-së dhe të Shqipërisë. Është në bordin ekzekutiv të UEFA-s.   Për Dukën kanë një respekt të jashtëzakonshëm, futbollistat e Serbisë kanë treguar respekt ndaj nesh, pjesa më e madhe e tyre na dolën në mbrojtje, por ndjenjat e tyre akoma nuk janë të sinqerta. Kjo përfaqësohet në çdo lloj aktiviteti që bëjnë. Unë këtu dalloj me ta.  

FSHF e kam mbrojtur dhe kam luajtur për ta, përfaqëson një simbol kombëtar. I them gjërat siç i ndjej dhe siç janë.  Unë e shikon ndryshe për momentin këndvështrimin e Serbisë ndaj nesh. Armando Duka, dëshirat i ka të mira, nuk i ka të këqija, nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta. Në një të ardhme pse jo, me gjithë qejf, në qoftë se gjërat janë në rrugën e duhur.  

Armand Duka ende nuk po e di se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar kampionat me Serbinë.  Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata Shqiptare, Federata e Kosovës. 

Thjeshtë mendoj që nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta”, tha Cana.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion