Pëson atak kardiak, vdes “legjenda” e Juventusit

Sport

Pëson atak kardiak, vdes “legjenda” e Juventusit

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare Gieampiero Boniperti, legjenda e Juventusit. Mësohet se presidenti i nderit të ‘’Zonjës së Vjetër’’ pësoi atak kardiak teksa më 4 korrik do të mbushte plot 93 vjeç.

Pëson atak kardiak, vdes “legjenda” e Juventusit

Kujtojmë se ai jetën e tij ai ia kushtoi Juventusit, duke luajtur nga viti 1946 deri në 1961 në Torino për të fituar 5 tituj të Seria A dhe 2 kupa të Italisë.

Po ashtu ai pati nderin të përfaqësojë edhe përfaqësuesen e vendit të tij, Italinë. Më pas Boniperti u përfshi edhe në politikë, por sërish hija e tij do të mbetet përgjithmonë si një legjendë e Juventusit që nuk pranoi të luajë me asnjë skuadër tjetër përveç ‘’Zonjës së Vjetër’’.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion