Përballja në stadiumin "Air Albania"/ Zbulohet këngëtari i njohur që do të performojë në ndeshjen Serbi-Shqipëri

Sport

Përballja në stadiumin "Air Albania"/ Zbulohet

Ministri, Taulant Balla ka njoftuar se tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, do të këndojë nesër në stadium në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Balla bëri të ditur se Lahaj mes pjesëve do të këndojë këngët “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe “Për ty atdhe”.

“Me za, me shpirt e zemër, me djemtë e Kombëtares kuq e zi, sot, nesër e përherë! FSHF ka ftuar Ramë Lahaj të këndojë në pushimin e ndeshjes ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, ‘Për ty atdhe’”, shkroi Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion