Pak ditë para sfidës me Poloninë, Rey Manaj lë fushën e lojës i dëmtuar…

Sport

Pak ditë para sfidës me Poloninë, Rey Manaj lë fushën e

Stafi i Kombëtares shqiptare merr lajme shqetësuese nga Turqia. Sulmuesi Rey Manaj u detyrua të lërë fushën e lojës në ndeshjen mes Sivassporit dhe Umraniyespor për shkak të një problemi muskular në pjesën e sipërme të kofshës së majtë.

Manaj që nuk ishte i pranishëm në sfidën e mëparshme ndaj Hatayspor, në këtë përballje ishte në formacionin bazë, por sulmuesi kuqezi nuk mundi të vijojë ndeshjen duke u zëvendësuar që në minutën e 7 të saj.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Manajt dhe gjithçka do të mësohet pas ekzaminimeve mjekësore, por ky problem vjen pikërisht 11 ditë përpara ndeshjes së rëndësishme me Poloninë për playoffin e Botërorit të SHBA, Meksikës dhe Kanadasë.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion