Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA, zbardhet plani për të ndihmuar aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme

Bota

Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA, zbardhet plani për

Sir Keir Starmer mund të dërgoj mijëra interceptore dronësh në Lindjen e Mesme për të përballuar armët iraniane të cilat janë bërë pengesë e fushatës ushtarake amerikano-izraelite në luftën në Iran, që sipas burimeve ushtarake britanike do i kundërpërgjigjen “aksit të agresionit” mes Rusisë dhe Iranit.

Sistemet anti-drone të koduara “Octopus” janë duke u prodhuar momentalisht në Britani për t’u dërguar në Ukrainë, kundër dronëve rusë të blerë nga Irani. Procesi i prodhimit të këtyre sistemeve është përshpejtuar dhe mendohet se mijëra syresh prodhohen çdo muaj, dhe zyrtarët e ushtrisë britanike po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të tyre në mbrojtjen e Britanisë nga dronet iranian Shahed. Qeveria britanike është duke shqyrtuar edhe mundësinë e dërgimit të një anije në Gji, por ende nuk është marrë vendimi. Sistemi interceptues anti-dronë “ Oktapodi” është ideuar nga inxhinierët ukrainas dhe prodhohet në Britani, dhe kushton £ 2260 pound.

Partneriteti mes Ukrainës dhe Britanisë është njoftuar në Janar nga Ministri britanik i Mbrojtjes  John Healy. Ukrainasit janë më të mirët në  ndalimin e dronëve iranian qe u janë dhënë rusve nga Irani në luftën në Ukrainë.

Ndërkohë një opsion tjetër që po konsiderohet nga ekspertët britanik, sipas The Sunday Times të Londrës, është edhe përdorimi i dronëve autonom gjurmues të minave detare  që përdoren nga Grupi i Ekspeditës së Flotës Detare britanike i cili gjendet aktualisht në zonën e Gjirit Persik. Mënyra sesi funksionojnë këta dronë gjurmues minash është duke replikuar imazhin e pranisë së një anije, duke aktivizuar shpërthimin e sigurt te minave detare. Momentalisht Britania ka katër sisteme dronësh në operim ose në prodhim  e sipër të koduar; Wilson, Sweep, Seacat dhe MMCM.

Presidenti Trump ka kërkuar angazhimin e aleatëve në zhbllokimin e kalimit detar mjaft  të rëndësishëm për transportin e naftës nga Gjiri në pjesët e tjera të botës. Ndihma e supozuar britanike vjen pasi presidenti amerikan tha se shpresonte se aleatët si Britani, do ndihmonin në rihapjen e Gjirit të Hormuzit, kur ditë më parë  pat deklaruar se  aeroplanmbajtësja britanike nuk ishte e nevojshme në operacionet ushtarake dhe e akuzoj kryeministrin britanik Starmer  se po i bashkohej luftës kur amerikanët ndërkohe e kishin fituar atë, por ende jo, ç’bllokimin e kalimit tejet të rëndësishëm detar të mbajtur peng nga Irani në këtë luftë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion