Norris “mbret” në Formula 1, fiton titullin dhe i jep fund dominimit të Verstappen

Sport

Norris “mbret” në Formula 1, fiton titullin dhe i jep fund

Lando Norris është bërë kampioni i botës në Formula 1 për herë të parë, pasi përfundoi i treti në Çmimin e Madh të Abu Dhabit.

26-vjeçari bëhet kampioni i 11-të botëror i F1 për Britaninë dhe është piloti i parë i MeKlaren që fiton titullin, qysh nga Hamilton në vitin 2008.

Norris, në fund të sezonit të tij të shtatë në nivelin më të lartë, i jep fund mbretërimit katërvjeçar të Vershtapen dhe merr një sukses të rëndësishëm.

“Faleminderit. Ju i keni bërë ëndrrat e mia realitet, faleminderit shumë”-tha Norris pas garës. Për t’u theksuar se ky sezon i Formula 1 ka qenë mjaft i luftuar dhe gjithçka u vendos në fund.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion