"Një ditë për të mos u harruar kurrë", postimi i fundit i Diogo Jotës para aksidentit, dedikim për Rute! Dashuria e madhe për gruan që i dha tre fëmijë

Sport

"Një ditë për të mos u harruar kurrë",

Futbollisti i Liverpool dhe Kombëtares portugeze, Diogo Jota nuk jeton më. Ai ishte vetëm 28 vjeç dhe po udhëtonte në makinë bashkë me të vëllanë, i cili si pasojë e aksidentit në Zamora, një qytet dhe provincë në Spanjën veriperëndimore.

Jeta e ndau atë nga Rute dhe tre fëmijët e tyre në mënyrën më tragjike. Pak ditë më parë, në 22 Qershor ata u martuan zyrtarisht në Porto, pas vitesh së bashku, sepse Diogo dhe Rute u dashuruan që fëmijë në vitin 2012: prej atëherë ishin të pandarë.

Rute e ndoqi gjithmonë dhe kudo, i dha tre fëmijë dhe bënë një jetë të qetë në një vilë pak jashtë qytetit. Diogo dhe Rute Cardoso u rritën bashkë dhe bashkë u përballën me shumë faza të jetës. Ajo e shoqëroi atë në të gjithë udhëtimin e tij, nga debutimi i tij deri në kulmin me Liverpoolin.

I rritur në Portugali me Pacos Ferreira (ku ai u bë lojtari më i ri në historinë e klubit që shënon në kampionatin portugez) dhe Porto, talenti i të riut Diogo Jota u vlerësua veçanërisht në Angli.

Tek Atletico Madrid nuk kishte vend për të: Nuno Espirito Santo, më pas, vendosi të përqendrohej tek ai te Wolverhampton. Jota ndihej si në shtëpi: gjysma e skuadrës ishte portugezë, trajneri e aktivizonte vazhdimisht dhe për tifozët ai ishte një idhull.

I shpejtë, dinamik dhe i mprehtë: 44 gola, 13 asiste dhe 131 paraqitje e bindin Liverpoolin dhe Jurgen Klopp të shpenzojnë 45 milionë paund. Dyshimet menjëherë dolën në pah: me Mané-n, Firmino-n dhe Salahun, sa ndryshim mund të bëjë ai vërtet? Jota nuk kishte frikë, ai vazhdoi të shënonte dhe u bë versioni më i mirë i vetes: me fanellën e Reds ai fiton një Kupë FA, dy Kupa Lige dhe një Premier Ligë historike.

Edhe në ekipin kombëtar ai nuk është një alternativë: Jota është pishtari ofensiv. Dhe në 5 vjet ai fitoi dy Liga të Kombeve, të fundit para një dasme të veçantë dhe një udhëtimi me makinë që do të ishte i fundit i jetës së tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion