Nga Dembele te Ronaldo, mësoni fituesit e “Globe Soccer Awards”

Sport

Nga Dembele te Ronaldo, mësoni fituesit e “Globe Soccer Awards”

Në Dubai u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimeve për më të mirët e “Globe Soccer Awards 2025”.

Ousmane Dembele u shpall “Lojtari më i mirë”, duke marrë çmimin kryesor të mbrëmjes. Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, u vlerësua si mesfushori më i mirë në botë, duke lënë pas emra si Jude Bellingham dhe Pedri.

Luis Enrique u shpall trajneri më i mirë i vitit, pas një sezoni me gjashtë trofe të fituar me klubin parizien. Cristiano Ronaldo u vlerësua si lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme.

Lamine Yamal fitoi çmimin “Maradona Awards” dhe u shpall gjithashtu sulmuesi më i mirë.

PSG u konfirmua si klubi më i suksesshëm i vitit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion