Ndërron jetë legjenda e basketbollit amerikan

Vdes në moshën 86-vjeçare ylli i basketbollit amerikan, Elgin Baylor. Legjendari i Los Angeles Lakers i cili ka qenë shembull i të gjithë të rinjve, thuhet se kurrë nuk e hoqi “mallkimin” për të fituar titullin kampion. Mediat sportive në SHBA shkruajnë se basketbollistët me ngjyrë përbëjnë shtyllën e NBA-së, veçse në vitet 50-të ishte krejt ndryshe, dhe një nga pionierët mbahet Elgin Baylor.
Baylor ka debutuar në ligën e 1958. Ai e pati të vështirë për të tejkaluar paragjykimet raciale, sidomos kur ishte në moshë të vogël e në shkollë të mesme, ndërsa në SHBA ekzistonte segregacioni. Gjithsesi, ai u bë pjesë e NBA-së dhe shkëlqeu aty, ndonëse ekzistonte rregulli i pashkruar që asnjë ekip nuk do të kishte më shumë se 4 lojtarë me ngjyrë. Mësohet se Lakers shprehën ngushëllimet e tyre me një postim në Instagram.


