Modric nderon Milanin, kuqezinjtë mundin me 10 lojtarë Pisan dhe ‘kërcënojnë’ Interin

Sport

Modric nderon Milanin, kuqezinjtë mundin me 10 lojtarë Pisan dhe

Milani arriti një fitore të rëndësishme përballë Pisas në sfidën hapëse të javës së 25-të të Serie A me rezultatin 1-2.

Takimi nisi mjaft mirë për të besuarit e Allegrit, por goli erdhi në minutën e 39’ nga Loftus-Cheek.

Në minutën e 56’, Fullkrug gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke humbur mundësinë të dyfishonte shifrat.

Loyola barazoi në minutën e 71’ duke shtangur kuqezinjtë, por në minutën e 85’, Luka Modric siguroi tre pikët.

“Djalli” u detyrua ta mbyllte ndeshjen me 10 lojtar, pas daljes me karton të kuq të Rabiot në minutën e 91’.

Kështu Milani shkon në kuotën e 53 pikëve, 5 më pak nga Interi kryesues.

REZULTATI:

Pisa 1-2 Milan

Loyola 71’ / Loftus-Cheek 39’, Modric 85’

ME TE LEXUARAT