Messi largohet nga Barcelona, Laporta: Ai e dëshironte qëndrimin, edhe ne, por…

Një ditë pas publikimit të lajmit se Leonel Messi nuk do e rinovojë më kontratën me Barcelonën, ka reaguar presidenti i klubit, Joan Laporta. Në një konferencë në shtyp, ai ka thënë se të gjithë janë mërzitur për largimin e tij, madje edhe vetë argjentinasi.
“Leo donte të qëndronte te Barça. Ne donim që ai të qëndronte. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe ka oferta të tjera, natyrisht. Pas gjithë këtij procesi, vjen një moment kur duhet të thuash ‘mjaft’. Duhet të anlalizosh dhe të shikosh numrat. La Liga ka rregulla dhe ne nuk mund t’i respektonim.Leo meriton gjithçka. Ai e ka treguar se e do Barcelona-n. Ai i ka rrënjët në Barcelonë. Jam i trishtuar, por i bindur se kemi bërë gjënë më të mirë për Barcelona-n”, tha ai.

Lajmi i hidhur për katalanasit erdhi një ditë më parë, ndërsa Neymar prej muash e kishte shprehur dëshirën që argjentinasi të luantë pranë tij në PSG. Por, ende nuk dihet skuadra që do luajë.


