Mbyllet etapa e parë e Giro d’Italia në Shqipëri, fiton Mads Pedersen, aksidentohet një çiklist

Sport

.

Mbyllet etapa e parë e Giro d’Italia në Shqipëri, fiton

Giro d’Italia 2025 nisi për herë të parë nga Shqipëria, me etapën që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë, në një itinerar prej 160 kilometrash.

Fitues i kësaj etape u shpall danezi Mads Pedersen, i cili triumfoi në një sprint spektakolar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke lënë pas rivalët e tij me një shpërthim force në metrat e fundit.

Në vend të katërt u rendit italiani Busatto, ndërsa një episod i frikshëm ndodhi me çiklistin spanjoll Landa, i cili humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Ai po merr ndihmë mjekësore dhe në vijim priten detaje mbi gjendjen e tij.

Gara do të vazhdojë me dy etapat e radhës, një në Tiranë të shtunën dhe të dielën në Vlorë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion