Madrileni i prekur për largimin e Ramos: Do na mungosh kapiten! (Foto)

Sport

Madrileni i prekur për largimin e Ramos: Do na mungosh kapiten! (Foto)

Lucas Vazques ka shkruar për largimin e Sergio Ramos nga Real Madrid, pas 16 vitesh pjesë e këtij klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lucas Vázquez (@lucasvazquez91)

Ai i prekur, shkruan për aventurën me spanjollin, duke theksuar se skuadra nuk do jetë më e njëjtë pa të.

“Shpresoja që kjo ditë të mos vinte. Rruga pa ty do ishte ndryshe. Kemi kaluar kaq shumë momente të suksesit bashkë. Po largohet një nga luftëtarët më të mirë, shoqëruesi më i mirë dhe kapiteni më i mirë i këtij klubi. Të gjithë e dinë se kush je. Do na mungosh kapiten”, shkruan 29-vjeçari ndër të tjera.

Ramos, konfirmoi Real Madrid një natë më parë, do largohet nga klubi. Ende nuk dihet për fatin e tij.

ME TE LEXUARAT