Ora inteligjente e 20-vjeçares mund të nxjerrë zbuluar autorin, prokuroria “i kërkon” llogari bashkëshortit të saj

Detaje të reja kanë dalë nga krimi makabër në Greqi, ku mbeti e vdekur 20-vjeçarja. Mësohet se hetuesit kanë zbuluar disa detaje, duke thirrur në prokurori bashkëshortin e saj Babis Anagnostopoulos.
Mediat greke shkruajnë se ai ishte në Alonissos tek memoriali i Carolinës, ku disa oficerë të policisë i kërkuan që të shkonte me ta. Ndërkohë,flitet se po hedh dritë në këtë ngjarje ora inteligjente e Carolinës, e cila ka regjistruar ngritjet dhe ulje e vazhdueshme të pulsit dhe më pas ndalimin total. Po ashtu është regjistruar edhe koha e saktë e vdekjes së nënës së re.
Mediat shkruajnë se ekziston një devijim në kohë nga dëshmia origjinale e dhënë nga Babis dhe për këtë ai do të duhet të bisedojë përsëri me oficerët që po hetojnë vrasjen. Në të njëjtën kohë, kamera në shtëpi thuhet se ka regjistruar detajet e fundit para natës fatale. Në këto fotografi që policia ka në dispozicion, shihet se Babis është shtrirë në divan në katin përdhes dhe mban foshnjën në krahë.


