Luftonte prej kohësh me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta futbollisti 15-vjeçar i akademisë së Apolonisë

Sport

Luftonte prej kohësh me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen Cura dhe komunitetin fierak. 15-vjeçari Noel Cura, talent i ri i futbollit dhe pjesë e Akademisë Apolonia, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Noeli u diagnostikua në janar 2025 me një tumor agresiv në kokë dhe kishte nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit. Pas një apeli për ndihmë, mijëra shqiptarë u bashkuan dhe siguruan në kohë rekord fondet për kurimin e tij.

Pavarësisht trajtimeve, gjendja e Noelit u përkeqësua. Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e bëri të ditur babai, avokati Artan Cura.

“Me hidhërim të thellë e me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot u nda nga jeta djali jonë i shtrenjtë Noel Cura. I paharruar qofsh, biri im”, shkroi ai.

Noeli do të kujtohet si një djalë i dashur pasionant pas futbollit, që në moshë shumë të re u përball me një betejë të vështirë dhe bashkoi mijëra njerëz rreth shpresës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion