LIVE| Turqi-Itali/ Pretendime për penallti, të kaltrit e Mançinit dominojnë në pjesën e parë

Me një vit vonesë, ajka e futbollit europian e ka lënë takimin e saj të “Euro 2020”-ës për sot, 11 qershor deri më 11 korrik. Edicioni i 16-të i Kampionatit Europian të futbollit rikthehet pas 5 vitesh. Një event që e gjithë bota e futbollit e ka pritur si një festë, jo vetëm për futbollin, por për simbolikën e tij, dëshirën për të rilindur pas betejës me COVID-19.
Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mançinit. Ky takim është i vlefshëm për Grupin A, ku së bashku me Italinë dhe Turqinë, bëjnë pjesë edhe Zvicra me Uellsin që do të përballen ditën e nesërme.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët si Mançini ashtu dhe Gynesh, nuk kanë preferuar të bëjnë surpriza, duke hedhur në fushë titullarët që ishin projektuar edhe më herët.
LIVE: TURQI-ITALI 0-0
KOMENTI LIVE:
45′ Çekir prek topin me dorë, pas harkimit të Spinacolës, por pas konsultit me VAR-in, gjithçka u konsideruar e rregullt!
44′ Turqia kërkon 11-metërsh pas duelit të Kielit me Jilmaz, ky i fundit rrëzohet, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.
43′ Provon Italia, që ka marrë frenat e lojës në dorë. Gjuajtja e Imobiles shkon në duart e portierit Xhakir.
39′ Tjetër tentativë e Italisë me Berardin që shkarkon të majtë nga distanca, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.
37′ Insinje provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij ishte qëndore dhe shkoi drejt e në duart e portierit turk.
32′ Sërish rrezikshëm Italia, me Imobilen që provon me kokë pas harkimit të Berardit nga e majta, por gjuajtja e tij ka shkuar ngjitur me shtyllën.
30′ Italia vijon të ushtrojë presion në zonën e Turqisë që është mbyllur e gjitha mbrapa.
22′ Italia flirton me golin. Pas harkimit nga këndi të Insinjes, kapiteni Kielini godet me kokë, por fantastik portieri Xhakir, që bën mrekullinë duke devijuar topin në këndore.
21′ Italia kërkon 11-metërsh për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Sojunçu, por as për gjyqtarin dhe as për VAR-in, nuk kemi të bëjmë me penallti.
19′ Provon edhe Bonuçi me një goditje nga distanca, tentativa e mbrojtësit ishte e gabuar dhe shkoi jashtë kuadratit.
17′ Rast ideal për Italinë me Insinjen, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon jashtë kuadratit.
15′ Italia provon të rrezikojë nga krahët, por mbrohen mirë turqit e Gynesh, që duket që i kanë marrë mjaft mirë masat në këto minuta të para. Ende asnjë gjuajtje në kuadrat.
11′ Turqia provon të kundërpërgjigjet rrezikshëm me Burak Jilmaz, që i shkëputet bukur mbrojtes, provon të shërbejë në qendër, por Çalhanoglu shkakton faull ndaj Barelës.
7′ Presing asfiksues i italianëve në mesfushë që kërkojnë t’iu imponojnë lojën e tyre turqve, duke dominuar sfidën.
2′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Italia. Berardi kombinon me Imobilen brenda zonës, gjuajtja e sulmuesit shkon në rrjetën e jashtme.
1′ Starton dueli i parë i Euro 2020! Turqia luan topin e parë nga qendra!
FORMACIONET ZYRTARE:
Turqia- (4-1-4-1): Xhakir, Meras, Demiral, Sojunçu, Çelik, Karaman, Jaziçi, Jokuslu, Çalhanoglu, Tufan, Jilmaz, Trajner: Shenjol Gynesh
Italia- (4-3-3): Donaruma, Spinacola, Kielini, Bonuçi, Florenci, Lokateli, Zhorzhinjo, Barela, Insinje, Imobile, Berardi, Trajner: Roberto Mançini
Lidhur me precedentët që kanë me Turqinë, kombëtarja “axurre” nuk njeh humbje në 10 precedentët e mëparshëm. Bilanci i përgjithshëm është 7 fitore dhe 3 barazime.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve është miqësorja e luajtur në Bergamo, më 15 nëntor 2006, e mbyllur në barazim 1-1 me gola të Di Natales (39’) dhe Uzulmez (41’). E veçantë është se këto dy kombëtare janë ndeshur edhe një herë tjetër në ndeshjen hapëse të “Euro 2000”, sërish më 11 qershor.
Atë takim Italia e fitoi 2-1, falë golave të Antonio Kontes (në minutën e 52-të me një roveshatë) dhe një penallti të Filipo Inzagit (70’). Ai që barazonte përkohësisht shifrat 21 vite më parë ishte Okan, në minutën e 62-të.


