Liga e Konferencës/ Skuadrat mësojnë kundërshtarët, dy derbi shqiptarësh

Sport

Liga e Konferencës/ Skuadrat mësojnë kundërshtarët, dy

Tetë skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët për raundin e parë në Ligën e Konferencës. Shorti i hedhur ne Nion të Zvicrës ka vendosur Laçin përballë malazezëve të Pogdoricës. Ndeshjen e parë kurbinasit do e luajnë në shtëpi më 8 korrik, ndërsa e kthimit do të zhvillohet një javë në vonë. Partizani ka peshkuar skuadrën moldave të Sfintul Geroge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet jashtë, ndërsa e kthimit në Shqipëri.

Vllaznia pas 10 viteve jashtë Europe, rikthehet të luajë dhe kundërshtar në turin e parë do të ketë boshnjakët e Shiroki Brijeg. Sfida e parë luhet në transfertë, ndërsa e kthimit në “Loro Boriçi”. Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupi sfidon Llapin, ndërsa Deçiç dhe Drita përballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfion letonezët e Liepaja.

SHORTI:

Laçi-Podgorica

Shkupi-Llapi

Sfintul George-Partizani

Deçiç-Drita

Shiroki Brijeg-Vllaznia

Struga- Liepaja (Letoni)

NDARJA E UEFAS

Partizani, Laçi dhe Vllaznia do të marrin pjesë për herë të parë këtë edicion në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Liga e Konferencës. Tri skuadrat e Kategorisë Superiore do ta nisin nga turi i parë, teksa ndeshjet do të zhvillohen në datat 8 dhe 15 korrik.

Sot në orën 13:30 UEFA hodhi shortin në Nion të Zvicrës, ndërsa 68 skuadrat që marrin pjesë në këtë tur, janë ndarë në 8 grupe. Partizani dhe Laçi janë në vazon e ekipeve favorite për të kaluar më tej. Nga ana tjetër, Vllaznia që do të rikthehet të luajë në Europë pas 10 vitesh, është në vazon e ekipeve jofavorite për shkak të koeficientit të ulët. Në bazë të ndarjes që ka bërë UEFA, Partizani, Laçi dhe Vllaznia që tani mund të cilësohen me fat, pasi nga 4 skuadrat që mund të përballen, të gjitha duken të kalueshme./panorama.al

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion