Britania nënshkruan marrëveshjen e parë tregtare pas daljes nga BE
Lajmifundit
/
15 Qershor 2021, 14:11
Bota

Britania nënshkruan marrëveshjen e parë që kur u largua nga BE. Mësohet se marrëveshja është nënshkruar me Australinë dhe pakti i ri nënkuptonte që produktet britanike si makina, uiski skocez, biskota dhe qeramika do të shiteshin me çmime më të lira në Australi.
Ky hap shihet shumë i rëndësishëm, ndërsa kryeministri Boris Johnson tha: “Marrëveshja mes dy vendeve krijon mundësi fantastike për bizneset dhe konsumatorët britanikë, si dhe për të rinjtë që dëshirojnë për të punuar dhe jetuar në anën tjetër të botës.”


