Kuqezinjtë 21-vjeçarë nuk ndalen në fushë, shënojnë 2 gola kundër Sllovenisë

Sport

Kuqezinjtë 21-vjeçarë nuk ndalen në fushë,

Një ndeshje shumë e mirë e ekipit kombëtar Shpresa. Kuqezinjtë 21-vjecarë fituan 2-0 përballë Sllovenisë, rival që vetëm 3 ditë më parë barazoi 2-2 me Anglinë. Dy fitore radhazi dhe U-21 mban vendin e dytë në grup.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Sërish tapeti i stadiumit “Elbasan Arena” i rënduar nga reshjet e shiut, por që nuk u bë pengesë, sidomos për kuqezinjtë, që bëjnë lojë teknike dhe të shpejtë.

Kuqezinjtë 21-vjeçarë nuk ndalen në fushë,

Pjesa e dytë nis mirë për tanët. Supergol i Karricës në minutën e 52-të. Shqipëria në avantazh pas një aksioni të nisur nga Mitaj në të majtë. Pa kaluar as 6 minuta, vjen goli i dytë me Dobrën, i cili tund rrjetën me një goditje të shkëlqyer me kokë pas asistit perfekt të Ndreckës.

Minutat e fundit Sllovenia bën presion dhe rrezikon. Është portieri ynë Tafas ai që pret në dy raste dhe shpëton portën kuqezi. Madje ai në fund pret edhe një penallti, fantastik portieri i Kukësit. Në grup po luhet ndeshja Andorra-Angli. /BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion