"Kosova tejkaloi pritshmëritë, Shqipëria ngeci në momentin vendimtar"/ Rudi Vata analizon eliminatoret

Sport

"Kosova tejkaloi pritshmëritë, Shqipëria ngeci në

Ish-futbollisti i njohur Rudi Vata komentoi në një lidhje direkte për Ora News performancën e kombëtareve shqiptare dhe kosovare në eliminatoret e fundit, duke theksuar dallimet mes pritshmërive dhe realitetit në fushë.

Sipas Vatës, të dyja ekipet zhvilluan paraqitje të respektueshme, por Kosova arriti të tejkalojë pritshmëritë, duke treguar progres të dukshëm si një skuadër e re në ndërtim, veçanërisht nën drejtimin e trajnerit Franco Foda.

“Shqipëria hyri në këto eliminatore me pritshmëri më të larta, të mbështetura nga eksperiencat pozitive në kompeticionet evropiane.

Objektivi kryesor ishte kualifikimi për në Kampionatin Botëror, duke konsideruar arritjen e vendit të dytë në grup pas një ecurie të mirë dhe duke lënë pas një kundërshtar me histori si Serbia,” tha Vata.

Megjithatë, sipas tij, faza play-off rezultoi vendimtare për Shqipërinë, ku ekipi nuk arriti të shfaqte cilësitë dhe karakterin e pritur. Vata theksoi se kuqezinjtë ende kanë mangësi dhe duhet të përmirësojnë disa aspekte të lojës për të synuar nivele më të larta në të ardhmen.

Analiza e ish-futbollistit sugjeron se përtej rezultateve, ndërtimi i skuadrës dhe konsistenca në momentet kyçe do të jenë çelësi për arritje më të mëdha.

ME TE LEXUARAT