Aksident me armë në Kamëz, gruaja plagoset gjatë pastrimit të armës nga bashkëshorti

Aktualitet

Aksident me armë në Kamëz, gruaja plagoset gjatë pastrimit

Një incident me armë zjarri ka tronditur pak minuta më parë Kamzën, ku një grua mbeti e plagosur aksidentalisht.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ndodhi teksa bashkëshorti i saj po pastronte një armë gjahu tip çifte. Nga pakujdesia, arma u shkrep dhe plagosi gruan.

Ajo u transportua menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Policia dhe grupet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, duke përfshirë kontrollin e armës dhe dëshmitë e mundshme të familjarëve dhe fqinjëve.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.

ME TE LEXUARAT