Kombëtarja mbërrin në Suedi, shiten 2 mijë bileta të rezervuara për tifozërinë shqiptare

Sport

Kombëtarja mbërrin në Suedi, shiten 2 mijë bileta të

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbërriti në Stockholm për ndeshjen e dytë miqësore të Marsit me Suedinë. Futbollistët kuqezi u pritën në aeroport nga tifozë të cilët kërkonin fotografi apo autografë të tyre.

Mësohet se lojtarët janë të qetë dhe duket se do të kërkojnë që ndaj Suedisë të bëjnë autokritikën e humbjes ndaj Kilit.

Për ndeshjen e së hënës, e cila do të transmetohet në Tv Klan, janë shitur afërsisht 16 mijë bileta dhe mendohet që deri pak para sfidës, numri i shikuesve në stadium të arrijë 18 mijë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Në sektorin e rezervuar për tifozerinë shqiptare deri tani janë shitur rreth 2000 bileta, por tifozët e kombëtares shqiptare do të jenë të pranishëm në të gjithë impiantin, kapaciteti i të cilit është rreth 50 mijë.

Fizikisht futbollistët janë mirë, veç Berishës, rikuperimi i të cilit është ende në dyshim. Ndeshja miqësore me Suedinë do të luhet të hënën në orën 19:00.

ME TE LEXUARAT