Gara e “Rally”-t kthehet në tragjedi, makina me shpejtësi merr përpara spektaktorët, 4 të vdekur

Bota

Gara e “Rally”-t kthehet në tragjedi, makina me shpejtësi

Katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur të dielën, kur një makinë – që ka marrë pjesë në një garë në Hungari – ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët, kanë thënë autoritetet.

Sipas deklaratës policore, ende nuk dihet pse makina, që ka marrë pjesë në garën dyditore në veri të Hungarisë, ka dalë prej rrugës.

Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom, sipas policisë, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

Shumë ambulanca dhe helikopterë me ekipe shpëtimi janë parë në skenën e incidentit dhe garat janë ndalur menjëherë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion