Këtë verë do shkosh te Juventusi apo te Milani? Mauro Icardi i habit të gjithë me përgjigjen e tij

Mauro Icardi ka vendosur të qëndrojë në Paris, pavarësisht zërave që e lidhin me një kalim në Juventus apo në Milano.

Në një postim në Instagram, Icardi hedh poshtë zërat që ai do të kalojë te Juventusi apo te Milani, por premton besnikëri ndaj PSG.

“Të gjitha janë lajme të rreme. Unë kam një kontratë të gjatë dhe do të qëndroj këtu, e dua klubin dhe qytetin. Ka shumë lajme të rreme për mua. Unë do të qëndroj te PSG, familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur këtu, kam një kontratë afatgjatë dhe e ardhmja ime është te PSG. Jam krenar që ekipe të tjera po më kërkojnë, por e tashmja ime dhe e ardhmja ime është këtu, unë e dua klubin dhe qytetin,“ shkroi në rrjetet sociale ish-kapiteni i Interit, për të cilin në vitin 2020 francezët paguajtën 50 milion në arkat e zikaltërve.


