VIDEO/Gati projekti për godinën e dytë më të lartë në botë, ja ku do të ndërtohet

Soft

VIDEO/Gati projekti për godinën e dytë më të lartë

Një firmë skoceze arkitekturore ka prezantuar planin për të ndërtuar rrokaqiellin e dytë më të lartë në botë, në Rusi.

Ndërtesa e quajtur Lakhta II pritet të ketë një lartësi prej 703 metrash, ndërsa ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, ka një lartësi prej 828 metrash. Për momentin, ndërtesa e dytë më e lartë në botë është Kulla e Shangait, me 632 metra lartësi.

Qendra Lakhta II do të ngrihet në periferi të Shën Petërsburgut pranë Qendrës së parë Lakhta, e cila është ndërtesa më e lartë në Evropë (462 metra), në të cilën gjendet dhe selia e kompanisë energjetike Gazprom. Qiellgërvishtësi Lakhta II do të ketë hapësira për zyra, hapësira akomodimi, relaksimi, si dhe mbi 150 kate.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion