Kampion bote! Kush është sportisti shqiptar që nderoi sërish Shqipërinë (FOTO)

Sport

Kampion bote! Kush është sportisti shqiptar që nderoi sërish

Eklent Kaçi u shpall kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e dhjetëshit. Bilardisti kurbinas ishte fantastik në turneun e zhvilluar në Las Vegas, duke bërë që të këndohet himni shqiptar tre herë në tre vitet e fundit.

Kaçi mposhti në finale numrin një në botë, Francisco Sanchez Ruiz, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën herë në “10-ball”.

Një fitore mjaft e bukur e bilardistit shqiptar, me përmbysje ndaj spanjollit që konsiderohej favorit dhe që po tentonte të shkruante historinë për të fituar 3 tituj kampionë në 3 disiplina brenda një viti.

Ruiz e nisi mirë ndeshjen, pasi po kryesonte 5-1 ndaj Kaçit. Gjithsesi kurbinasi nuk u dorëzua dhe arriti të merrte 7 lojë rresht dhe në fund të festonte fitimin e titullit kampion bote, siç bëri edhe në vitin 2021. Edhe vjet ai bëri një paraqitje dinjitoze, duke marrë medaljen e bronztë.

Ky Botëror për Kaçin ishte mjaft i mirë, teksa tregoi shumë cilësi edhe në lojën në mbrojtje. Ai mposhti emra mjaft të mëdhenj në rrugëtimin e tij për të dalë kampion bote. Në çerekfinale Eklenti triumfoi kundër amerikanit Shane Van Boening, kurse në gjysmëfinale mposhti gjermanin Joshua Filler.

Në fund sportisti shqiptar u ngjit në majë të podiumit në mënyrë krejt të merituar dhe arkëtoi edhe çmimin e madh prej 60 mijë dollarësh për fitimin e Predator World Championship në disiplinën e dhjetëshit./ Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion