Jo në fushë por shumë pranë futbollit, Murinjo bëhet gazetar pasi u shkarkua nga Totenhem

Sport

Jo në fushë por shumë pranë futbollit, Murinjo bëhet

Tekniku portugez vetëm dy javë nga shkarkimi nga Totenhemin gjeti punën e re. Nuk është në fushë, por shumë pranë futbollit. Mësohet se Zhoze Murinjo është zyrtarizuar në punën e re, pjesë e medias prestigjioze britanike “The Sun Sport”.

Lajmi u bë me dije nga vetë media, duke bërë me dije se Murinjo është bërë pjesë e kësaj media, teksa aty do të bëjë shkrime për Europianin, i cili do të zhvillohet në verë. Gjithashtu ai do të jetë edhe pjesë e “TalkSport”, por këtu në rolin e komentatorit, për ndeshjet e Europianit.

Kohët e fundit emri i Murinjos është lidhur me disa skuadra, por të paktën deri në fund të Europianit portugezi nuk do jetë pjesë e asnjë skuadre, teksa kjo mund të ndodhë për sezonin tjetër.

ME TE LEXUARAT