Bashkimi Europian kritikon ashpër Apple se po shfrytëzon konsumatorët

Soft

Bashkimi Europian kritikon ashpër Apple se po shfrytëzon

Një “luftë” ka nisur mes Bashkimit europian dhe Apple. Sipas BE, marka më e preferuar në të gjithë botën ka thyer rregullat e konkurrencës së BE-së për mënyrën se si drejton App Store-in e saj.

Mësohet se padia ka të bëjë me akuzat e paraqitura dy vjet më parë nga aplikacioni Spotify i cili pretendonte se Apple po mbyste inovacionin. Një ankesë e ngjashme u paraqit nga firma Rakuten në Mars 2020, duke pretenduar se ishte kundër konkurencës. Lojërat Epic, krijuesit e Fortnite, gjithashtu paraqitën një ankesë të ngjashme si pjesë e një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme me Apple.

Pas vendimit të Komisionit Apple mund të përballet me një gjobë të madhe dhe mund të detyrohet të ndryshojë politikat e saj,  nëse argumentet e paraqitura nga ata nuk bindin rregullatorët. Më parë ajo ka mohuar çdo shkelje të rregullave.

"Rregullat e Apple dëmtojnë konkurrencën në tregun e transmetimit të muzikës duke rritur kostot e zhvilluesve të aplikacioneve. Kjo çon në çmime më të larta për konsumatorët ", tha një deklaratë e KE.

Ndërkohë që Vestager tha në tëitterin e saj se përfundimi paraprak i KE ishte se "Apple kishte shkelur ligjin e konkurrencës së BE, pasi ngarkon me tarifë të lartë komisioni për rivalët në App Store dhe i ndalon ata të informojnë për alternativat.”

Bëhet me dije se rregullatorët e KE dhe SHBA kanë hetuar App Store për dy çështje- nëse Apple lejon krijuesit e aplikacioneve të informojnë përdoruesit për opsionet e tjera të blerjes jashtë aplikacionit të vet dhe komisionin prej 30% që ajo ngarkon për blerjet brenda aplikacioneve. E ndodhur nën presion nga krijuesit e aplikacioneve dhe rregullatorët, Apple ka ulur normën e komisionit në 15% për çdo krijues.

ME TE LEXUARAT