Mevlani dhe Arjani nuk “ndahen” nga njëri- tjetri edhe pas përfundimit të “Për’puthen” (Foto)
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 13:43
Showbiz

Mevlan Shaba ka publikuar në Instagramin e tij një foto me Arjan Konomi, opinionistin e “Përputhen”. Të dy ata kohët e fundit kanë krijuar shoqëri bashkë ku Arjani u bë edhe pjesë e një videoklipi të Mevlani.
Po ashtu edhe në emision është parë respekti që të dy gëzojnë për njëri- tjetrin. Si duket, ky respekt është kthyer në shoqëri dhe gjejnë kohë për njëri- tjetrin edhe jashtë.

Në foton e postuar, Mevlani ka shkruar: “Arjani thotë më mirë një mik sesa një thesar, por nuk po më bind”


