Fraktura të shumta në fytyrë, si paraqitet situata e Alen Sherrit pas dëmtimit

Sport

Fraktura të shumta në fytyrë, si paraqitet situata e Alen Sherrit

Portieri i Kombëtares shqiptare, Alen Sherri, është larguar këtë mëngjes nga spitali pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen mes Frozinones dhe Monzës, e cila përfundoi me fitoren e ekipit të tij.

Sherri u shtrua ditën e djeshme për shkak të frakturave të shumta në fytyrë, të shkaktuara nga përplasja me një nga shokët e tij të skuadrës gjatë ndeshjes. Sipas mediave italiane, portieri ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, ai do të duhet të nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore për të vlerësuar plotësisht shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Klubi dhe stafi mjekësor do të mbajnë nën monitorim gjendjen e tij gjatë ditëve në vijim.

Ky incident vjen në një moment të rëndësishëm për skuadrën, ndërsa Sherri pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme pas rikuperimit të plotë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion